w 4 560x370 - Kur do të fillojë paraqitja e provimit të praktikës për patent-shofer?

Që nga dita e djeshme nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një dokument nga Ministria e Infrastrukturës, Njësia për patentë-shofer Ferizaj, se nuk mund të paraqitet provimi i pjesës praktike për Kategorinë B, njofton Autoshkolla Online.

Ky dokument solli mjaft diskutime dhe reagime nga qytetarët që janë kandidatë potencialë për patentë- shofer.

Disa edhe shprehën pakënaqësi ndaj vënies së këtyre rregullave duke mos u interesuar fare për arsyet që qëndrojnë prapa këtij vendimi, duke thënë që do parapëlqenin të lëshonin vendin, sepse këto vendime ishin të panevojshme për t’u ndërmarrë.

Çka qëndron pas këtij vendimi?

Duke qëndruar gjithmonë në vijën e cila siguron që shëndeti i të gjithëve të mos rrezikohet, për shkak të pandemisë, natyrisht edhe shumë procese akoma nuk kanë gjetur zgjidhjen që do të ishte e kënaqshme për të gjithë, duke ruajtur gjithmonë së pari shëndetin.

Nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës kemi mësuar se shkaku i pezullimit të paraqitjes së provimit nga pjesa praktike, për kategorinë B, është mungesa e ekzaminerëve.

Po ashtu, kanë bërë të ditur që kur e gjitha kjo të normalizohet, dhe do të rifillojë  e provimit të praktikës do të njoftohen qytetarët me kohë dhe në formë të shkruar.

Kategoritë e larta mund ta paraqesin vozitjen për patentë-shofer

Rikujtojmë që paraqitja e provimeve nga pjesa praktike ka filluar tashmë vetëm për kategoritë e larta C1, C, CE dhe D. Paraqitja për provimin nga pjesa praktike e këtyre kategorive ka filluar nga data 06/10/2020.

Gjithashtu, kandidatët të cilëve iu skadon afati i testit dyvjeçarë, mund ta paraqesin provimin për pjesën praktike të kategorisë B.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.