Loading...

Gjenerali serb, Milan Mojsilovic, që dje deklaroi se ushtria e Rusisë e mbështet atë të Serbisë në çështjen ndaj Kosovës, vjen nga Mitrovica e madje edhe ka marrë pjesë në luftën mes dy shteteve

VIDEO

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe ka lindur në Mitrovicë, më 3 gusht 1967. Ndërsa, në krye të ushtrisë së vendit serb, erdhi shtatorin e vitit që lam pas.

Mojsilovic ka marrë pjesë edhe në luftën e Serbisë me Kosovën. Ai me fillim të luftës është transferuar te Brigada 243 e Ushtrisë Jugosllave në Ferizaj.

Përveç në Kosovë, ai luftoi edhe kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Sot, gjenerali serb u bë kryelajm në mediat e Kosovës, pikërisht për një deklaratë të tij kërcënuese ndaj vendit, ku tregon se ushtria që e udhëheqë, qëndron e gatshme e madje e ka edhe përkrahjen e Rusisë, shkruan metro.

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, tha Mojsilovic  gjatë vizitës zyrtare në Moskë.

Kujtojmë se pas kësaj deklarate, ka pasur reagime  të shumëta nga zyrtarë të vendit, të cilët kanë thënë se me këto veprime Serbia po tenton t’i kundërvihet NATO’s.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.