auto 576183 samsung galaxy s9 vs iphone x 650x35815262835111526283514 560x416 - Ky është telefoni i mençur më i shituri në evropë

Edhe në Evropë, iPhone X është smartphone më i shitur në tremujorin e parë të vitit 2018. Konfirmimi vjen nga të dhënat e publikuara sot nga Canalys.

Apple ka shitur gjithsej 10.2 milionë iPhone në tremujorin e parë të vitit 2018, me një rënie prej 5.4%.

Canalys pohon se rënia me 6.3% në tregun e telefonave të mençur që është regjistruar në Evropë, është më e madhja e regjistruar vitet e fundit.

Apple i reziston mirë krizës në krahasim me mesataren totale, por kompani si Huawei dhe Xiaomi regjistrojnë rritje rekord (respektivisht +38.6% dhe +999%).

Apple mbetet gjithsesi prodhuesi i dytë në Evropë (22.2%), pas Samsung (33.1%) që vit pas viti humbet 15% me 15.2 milionë smartphone të shitur.

Në vend të tretë rënditet Huawei me16.1%. Ndërsa iPhone X mbetet smartphone më i shitur në Evropër.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.