Arben Vitia ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Shëndetësisë, nga ministri i deritashëm, Armend Zemaj.Vitia është kthyer në postin nga i cili u largua rreth 10 muaj më parë, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.
Vitia në takimin me Zemajn ka shkuar i shoqëruar me sekretarin e shkarkuar nga Zemaj, Naim Bardiqi.
Siç ka mësuar KOHA, vendimi i parë i Vitisë në këtë detyrë është anulimi i vendimit të Zemajt për shkarkimin e Bardiqit.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.