Kryetari i Nismës Socialdmeokrate, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëluftëtarë dhe të rinj në fshatrat Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt, ku ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për të përkrahur kauzën tonë për një zë të fuqishëm për Çlirimtarët në Parlamentin e Kosovës.
Limaj është shprehur mirënjohes e falëndërues gjithë kësaj frymë mbështetëse në Ferizaj që janë rreshtuar më Çlirimtarët pë të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare, faktike, juridike e historike.
Postimi i plotë i Limajt:
Ferizaj po rreshtohet fuqishëm me Çlirimtarët. Është emocion i veçantë të shohësh në fytyrat e bashkëluftëtarëve dhe të rinjve në Rakaj dhe Gërlicë të Ferizajt, një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të përkrahur kauzën tonë për një zë të fuqishëm për Çlirimtarët në Parlamentin e Kosovës.
Kjo mbështetje e madhe për kauzën tonë, po vjen për faktin se zëri dhe themelet e asaj që janë ndërtuar brez pas brezi në këtë vend, kanë filluar të goditën e fyhen nga të gjitha anët, përmes një grup njerëzish që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe që për qëllim kanë zhdukjen e të vërtetës sonë kombëtare.
Prandaj, njerëzit bujarë të kësaj zone po bëhen bashkë krah kauzës sonë të drejt për të parandaluar dëmin që po tentohet t’i bëhet Kosovës. U jam mirënjohës e falënderues gjithë kësaj fryme mbështetëse në Ferizaj që janë rreshtuar më Çlirimtarët për të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare, faktike, juridike e historike. #MeÇlirimtarët