Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se mbrojtja e vlerae kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë.
Limaj në një takim me bashkëluftëtar dhe struktura të Nismës në Komogllavë ka thënë se Nisma është në rrugën që i duhet Kosovës.
“Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejt dhe jetik për të ardhmen e vendit”.
Postimi i plotë:
Sakrifica për atdheun eshtë amanet i të parëve tanë, mbrojtja e vlerave kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë.
Komogllava, miqtë tanë bashkëluftëtarë dhe gjenerata e re në Ferizaj, tashmë e kanë ndarë mendjen për tu rreshtuar krah nesh dhe vizionit tonë, sepse ne jemi në rrugën që i duhet Kosovës.
Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejt dhe jetik për të ardhmen e vendit.