
Reperi i njohur i skenës, Majk, gjatë ditës së hënë është përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve ka qenë i Kastriot Rexhës.
Sipas reperit, aksidenti ka qenë i vogël dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po, gjatë pasdites së sotme (e hënë) kam pësuar një aksident, por fatmirësisht ka qenë aksident i vogël, dhe kam shpëtuar pa lëndime”, tha Majk për Telegrafin.
I pyetur për gjendjen e veturës dhe nëse ishte me dikë brenda saj, Majk u përgjigj: “Jo edhe vetura për fat të mirë ka shpëtuar, ndërsa kam qenë vetëm në makinë kur ndodhi aksidenti, kështu që nuk ishte asgjë serioze”.
Ndryshe, ditë më parë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Majk ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Në bazë të asaj që ka shkruar, reperi i BabaStars duket të jetë mjaft i kënaqur me këngën e re, porse ai nuk kishte sqaruar nëse është fjala për ndonjë këngë solo, bashkëpunim apo edhe nëse është këngë e tij apo ndonjë anëtari tjetër të labelit të njohur.
Kujtojmë që gjatë këtij viti, reperi solli disa bashkëpunime shumë të suksesshme, ndër to “Pasha jetën” (me Capital T), “Paris Milano” (me Getoar Selimin) dhe “Krejt t’i fala” (me Yll Limanin). /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.