Loading...

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, sot është mbajtur diskutimi publik për Draft Statutin e Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu”. Takimin e hapi Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, ku pjesëmarrës ishin edhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani si dhe Albion Sherifi, anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”, aktorë të ansamblit rezident të aktorëve të Teatrit “Adriana” si dhe mediat e shoqëria civile.

VIDEO

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi tha se ky dokument ka marr aprovimin e Kuvendit si i tillë dhe se presim komentet e komunitetit të kulturës për vërejtjet, sugjerimet eventuale që të plotësohet edhe më shumë ky dokument, para se të dal për miratim përfundimtar në njërën nga seancat e Kuvendit të Komunës.
Edhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani tha se për mirëfunksionimin e institucionit të Teatrit është punuar ky dokument nga Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, dokument ky që përfundimisht do të zgjidh telashet e deritanishme në këtë institucion.

Në anën tjetër, anëtarë të trupës së aktorëve dhe drejtues të Teatrit “Adriana” parashtruan disa pyetje, komente, sugjerime përkitazi me këtë dokument, për të cilat morën përgjigjen nga anëtari i Këshillit Drejtues të këtij institucioni, Albion Sherifi. Ky i fundit tha se miratimi i këtij Statuti që është dokument themeltar i institucionit është tregues i vullnetit institucional dhe vendosmërisë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që t’i jap drejtimin e duhur institucionit të Teatrit, përmes kompletimit me bazën e nevojshme ligjore dhe aplikimit të politikave të mirëfillta kulturore. Ai po ashtu, dha sqarime edhe për rolin e aktorëve me përvojë në këtë institucion, u interpretuan paragrafë të ndryshëm të këtij dokumenti për të cilat do të merren rekomandimet e nevojshme para propozimit për miratim në seancë të Kuvendit të Komunës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.