Organizata “Ndihmo edhe Ti” ka filluar me ndërtimin e shtatë shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
Sipas organizatës, ndërtimi i shtëpive ka filluar për këto familje dhe tani punët kanë arritur në fazën përfundimtare.
Katër familje që po përfitojnë nga ndihma e Organizatës janë nga Komuna e Ferizajt, kurse 3 tjera nga regjioni i Prishtinës. Fal njerëzve vullnet mirë, këto familje përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit.
“Organizata “Ndihmo edhe TI”, falënderon ish- zyrtarët komunal të Ferizajt për bashkëpunim. Po ashtu, i jemi mirënjohës të gjithë donatorëve të cilët kanë participuar për këto raste e që kanë shprehur vullnetin të mos bëhen publik emrat e tyre”, thuhet në njoftim.
Nga themelimi i saj organizata “Ndihmo edhe Ti” ka arritur të ndërtoj 21 shtëpi për familjet në nevojë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.