received 17814084719145281 560x416 - Në Ferizaj inspektohet procesi i vaksinimit të qenve me pronarë

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka inspektuar procesin e vaksinimit të qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit.

Ky proces që ka nisur ditë më parë, është i programuar që të përfshijë të gjithë territorin e Ferizajt, fshatrat dhe qytetin, vaksinim që kryhet në termine të përcaktuara në afërsi të shkollave të lokaliteteve përkatëse.

Drejtori Bajrami konstatoi se ky proces po kryhet sipas standardeve më të larta në realizimin e qëllimit kundër sëmundjes së tërbimit dhe se do të vazhdohet edhe në fshatrat tjera dhe qytet, zbatimi i këtij projekti.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë bën thirrje publike tek qytetarët që sipad kohës dhe vendit të paraparë të sjellin kafshët e tyre për vaksinim.

37930252 1886583371387489 8145902073867665408 n1 - Në Ferizaj inspektohet procesi i vaksinimit të qenve me pronarë

37919970 1886583364720823 8107987962299416576 n1 - Në Ferizaj inspektohet procesi i vaksinimit të qenve me pronarë

37877641 1886583531387473 1028300391403487232 n1 - Në Ferizaj inspektohet procesi i vaksinimit të qenve me pronarë

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.