nena e stresit kemi gati padine per prishjen e etikes dhe privatesise 560x416 - Nëna e Stresit: Kemi gati padinë për prishjen e etikës dhe privatësisë
nena e stresit kemi gati padine per prishjen e etikes dhe privatesise - Nëna e Stresit: Kemi gati padinë për prishjen e etikës dhe privatësisë

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati i zhveshur në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Nëna e reperit ka theksuar se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë, transmeton Panorama.

“Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim”.

Lexo po ashtu:

“Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë”.

“Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, ka thënë nëna e Stresit, teksa ishte e ftuar në emisionin Kjo javëNews24.

Kujtojmë se Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës, afër Dajtit.

Reperi i njohur i skenës shqiptare akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale.

[embedded content]