besforti1 560x416 - Nerodimja, fundjavë me festë në automobilizëm

Ferizaj njihet si qytet me dashamirë të shumtë të auto – sportit, por që deri tani e kanë pasur mundësinë të përcjellin vetëm garën rrethore dhe auto-sllallom.Sivjet, për herë të parë, AK Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës do ta organizojë edhe garën e disiplinës malore, e cila mbahet në këtë fundjavë në aksin rrugor Nerodime – Budakovë.

Të shtunën, me fillim në orën 08:00 bëhet paraqitja në garë, pastaj verifikimi i dokumentacionit, brifingu me garues, ndërsa vozitja e parë parashihet të fillojë në orën 12:20. Pas kthimit të organizuar në pikën e startit, menjëherë zhvillohet edhe vozitja e dytë dhe në bazë të rezultateve bëhet edhe renditja e garuesve për garën zyrtare, e cila në program është për të dielën. Ajo do të fillojë në orën 12:00, ndërsa paraprakisht kryhen procedurat e zakonshme.

Shtegu është i gjatë 4.800 metra, ndërsa për mbarëvajtje të garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndiha e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. Gara e kësaj fundjave është e katërta në disiplinën malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

nerodimja1 - Nerodimja, fundjavë me festë në automobilizëm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.