Pirja e një gote me lëng limoni është nga ritualet më të shëndetshme të mëngjesit. Lëngu i limonit është antioksidant i mahnitshëm dhe është i mbushur me vitamina B, C, kalium, karbohidrate, dhe komponentë tjerë të shëndetshëm.
Konsumimi i rregullt i lëngut të limonit e forcon sistemin e imunitetit, e përmirëson sistemin e tretjes, e zvogëlon urinë, stimulon humbjen e peshës, etj.
Prandaj, disa ekspertë të mjekësisë alternativës e rekomandojnë konsumimin e lëngut të limoni për t’i trajtuar disa probleme shëndetësore. Këto probleme shëndetësore janë.
Aknet
Uji me lëng limoni e parandalon shfaqjen e akneve dhe i zvogëlon efektet acidike. Mjafton ta pastroni fytyrën me një limon të shtrydhur dhe do t’i vëreni efektet.
Gurët në veshka
Kaliumi e rrit nivelin e citratit në urinë, gjë që e parandalon formimin e oksalateve.
Ndikon në humbjen e peshës
Vitaminat në limon e rregullojnë sheqerin në gjak. Ky frut është i pasur me pektin, fibër i cili ndihmon në kontrollimin e urisë. Lëngu i limonit e përmirëson sistemin e tretjes, etj.
Përveç këtyre, lëngu i limonit është i mirë edhe për forcimin e thonjve, trajtimin e gripit, i liron dhimbjet e muskujve pas një sesioni të vështirë me ushtrime fizike, etj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.