viza 560x416 - Nisen “trimat” për lobim

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga katër këshilltarë të tij, do t’i nisë sot takimet në Vjenë të Austrisë, ku, siç është thënë, do të takojë zyrtarë të lartë austriak për të lobuar për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian për Kosovën.

Veseli do të shoqërohet atje nga shefi i kabinetit Blerand Stavileci, nga këshilltari Avni Bytyqi, nga fotografi Petrit Prenaj dhe nga Bashkim Rrahmani.
Pjesëmarrja e Veselit vetë i pesti nga kabineti i tij në takimet e Vjenës bëhet e ditur nga agjenda e kësaj vizite zyrtare, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”.

Vetë i katërti në këto takime, sipas kësaj agjende, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri e njëherësh ministri i Diasporës Dardan Gashi, të cilin do ta shoqërojnë Florim Berisha, Avdyl Lipoveci dhe Besim Berisha.

Sipas listës së pjesëmarrësve në këto takime, të cilën e posedon “Zëri”, në Vjenë do të udhëtojë sot nga Kosova një delegacion prej rreth 30 vetash.

Këtu përfshihen edhe deputetët Bilall Sherifi, Teuta Rugova, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Time Kadrijaj, Fikrim Damka, Adem Hoxha, sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi dhe Shaban Selimi.

Armatës së lobuesve nuk do t’i mungojë as ministri i Financave Bedri Hamza dhe zyrtarët tjerë nga Ministria e tij si: Lulzim Rafuna, Lum Mita, Shkumbin Munishi, Shpresa Vokshi-Jupolli dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se pavarësisht se Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave, një numër kaq i madh i lobuesve që do të marrë pjesë në takimet e Vjenës është i paarsyeshëm…

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.