auto Capture115301681521 560x416 - Njësia Speciale niset drejt Veriut (VIDEO)

Njësia Speciale e Kosovës është nisur drejt Veriut të Kosovës.

Këtë rrugë ata e kanë marrë pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë nesër në Gazimestan për festën e Vidovdanit, transmeton Gazeta Express.

Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

I pyetur në lidhje me zyrtarët serbë që kanë kërkuar leje të hyjnë në territorin e Kosovës për manifestimet e sotme, Pacolli tha se vetëm ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i është ndaluar hyrja.

Ministri Pacolli nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës së Vulinit.

Sot pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.