OVL-UÇK-së në Ferizaj përmes një postimi kërkon nga bashkluftetarët, që reliktet e luftës që i kanë sjellin në Qendrën e Kulturës për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në këtë komunë dhe që i përkasin Zonës Operative të Neredimes.

“Të nderuar bashkëluftëtarë/e të Zonës Operative të Neredimes, Organizata e Veteranëve të Luftës – dega në Ferizaj, në nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të kësaj komune, e duke patur parasysh se kemi vitin jubilar, në bashkëpunim me autoritetet komunale ka organizuar javën kulturore, ku do të ketë aktivitete të shumta.

Për ta bërë më madhështore këtë javë, është planifikuar një ekspozitë me kujtime nga lufta e UÇK-së. Kërkojmë nga ju të nderuar bashkluftetarë/e, që reliktet që keni nga ajo periudhë, të na i sjellni mundësisht në Qendrën e Kulturës, reliktet që do të na sjellni, uniforma ushtarake, paisje ushtarake apo fotografi, do të ekspozohen në Galerinë e Arteve për ditën 28 Shtator 2018.

Ndihma e juaj në grumbullimin e relikteve që lidhen me periudhën e Luftës së UÇK-së, është mesazhi më i mirë që mund të përcjellim mbi këtë luftë të shenjtë. Faliminderit paraprakisht për të gjithë Ju që do të na ofroni ndihmë në këtë drejtim. Reliktet të dorëzohen tek Sekretari i OVL – Nexhat Shahini (044644066), pastaj të njëjtat edhe mund ti merrni pas përfundimit të aktivitetit”, thuhet në kërkesen e OVL-UÇK-së drejtuar bashkëlufetarëve.

Vlerësoni këtë lajm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.