Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
w 90 - Pacientët e shtrirë në QKUK nga dy shpërthimet pritet të lirohen për në shtëpi javën e ardhshme

Pacientët e shtrirë në QKUK nga dy shpërthimet pritet të lirohen për në shtëpi javën e ardhshme

Posted on 21 January, 2021

Brenda pak ditësh dy shpërthime kanë ndodhur në vend, njëri në afërsi të lagjes “Marigona” e tjetri në një restorant në Ferizaj.

Si pasojë e këtyre shpërthimeve, lëndime trupore kanë pësuar dhjetëra persona.Shumë nga të lënduarit kanë qëndruar të shtrirë me ditë të tëra në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Por, Drejtori i kësaj klinike Zenë Buja,  ka konfirmuar për emisionin “#gjesi” në T7, se gjendja e pacientëve në përgjithësi është e mirë dhe të njëjtit pritet të lirohen javën e ardhshme.

“Klinika është ballafaqu me një fluks të madh të pacientëve me djegie si pasojë e dy shpërthimeve. Si rezultat i shpërthimit të parë afër lagjes Marigona, kemi pranuar tetë pacientë, nga këta pesë pacientë janë lëshuar në shtëpi, ndërsa tre prej tyre është dashur t’i trajtojmë me teknikën e transplantit lëkuror…Nga shpërthimi në qytetin e Ferizajt, kemi trajtuar 17 pacientë, nga ta 6 pacientë janë dërgu për trajtim jashtë vendit, ndërsa pacientët e tjerë 8 i kemi trajtu në klinikën tonë. Pesë janë trajtu me teknikën e transplantit lëkuror”, tha Buja për T7, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se  pacientët e shpërthimit të parë të hënën do t’i lëshojnë në shtëpi, “ndërsa këta nga shpërthimi i dytë në Ferizaj nga fundi i javës së ardhshme do t’i lëshojmë për në shtëpi”, shtoi doktori ndër të tjera.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme