MG 2953 261 560x416 - Pamje: Ferizaj i Tovërlanit vazhdon të shkëlqejë para fillimit të sezonit të ri

Skuadra e Ferizajt është duke impresionuar me ndeshjet kontrolluese para fillimit të sezonit të ri.

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit sot janë përballur me Kamzën e Shqipërisë, ku ferizajasit fituan me rezultat, 1-0.

38867177 2271046776245953 5742596730470268928 n1 - Pamje: Ferizaj i Tovërlanit vazhdon të shkëlqejë para fillimit të sezonit të ri

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi, Florim Bërbatovci, transmeton IndeksOnline.

Ferizaji u paraqitë me këtë formacion:

Stefan Istatov, Kristi Marku, Adnan Haxhaj, Arber Mone, Ervin Kacar, Qendrim Dautaj, Granit Jashari, Dren Gashi, Erli Çupi, Genc Hamiti, Florim Berbatovci.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin e Ohrit, dhe u përcjellë nga 300 tifozë në stadium.

Me fitoren e sotme, Tovërlani është shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.