per fansat qe duan te dine se cfare ndodh ne xhirime capital t publikon prapaskenat e klipit bomba 560x416 - Për fansat që duan të dinë se çfarë ndodh në xhirime, Capital T publikon prapaskenat e klipit “Bomba”
per fansat qe duan te dine se cfare ndodh ne xhirime capital t publikon prapaskenat e klipit bomba - Për fansat që duan të dinë se çfarë ndodh në xhirime, Capital T publikon prapaskenat e klipit “Bomba”

Reperi i njohur Capital T, javën e kaluar prezantoi për fansat projektin e tij më të ri muzikor me titull “Bomba”.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat, teksa vëmendje të madhe ka marrë edhe klipi.

[embedded content]

Shpesh, fansat shprehin interesim për xhirimet e klipit, duke dashur të dinë se çfarë ndodh në xhirime.

Lexo po ashtu:

Për t’ua plotësuar këtë dëshirë, Capital T publikoi një video në YouTube, e cila tregon prapaskenat e klipit “Bomba”.

[embedded content]

Nga pamjet vërehet se ai dhe stafi ia kalojnë mjaft mirë gjatë xhirimeve, duke e marrë punën me qetësi dhe kompromis.

Përndryshe, Kapo muajve të fundit është çdo herë e më shumë pranë fansave, duke publikuar video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Ai është duke u promovuar më shumë si bloger për fansat në rrjetet sociale, duke u treguar atyre detaje nga përditshmëria e tij. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com