w 64 560x416 - Për shkak të reshjeve të shumta, rruga në Varosh të Ferizajt vërshohet nga shiu

Në fshatin Varosh të Ferizajt një rrugë është mbushur me ujë si pasojë e reshjeve të shiut.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti përmes një postimi në facebook.

Ai me ironi uron për fillimjavë të mbarë për qytetarët e Ferizajt, teksa ka postuar pamjet e rrugës së përmbuytur.

Edhe dje në këtë qytet ishte vështirë e kalueshme magjistralja Ferizaj-Prishtinë për shkak të reshjeve të shiut.

https://www.facebook.com/enver.haliti/posts/10222342032313281