rrahje 780x4391 1 560x416 - Përleshje në pompën e derivateve në Ferizaj, vdes nga goditjet një person

Një 50-vjeçar ka vdekur nga goditja fizike që ka marrë nga një tjetër person në një pompë derivatesh në Bibaj të Ferizajt.

I dyshuari ndodhet në arrati ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit,trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.