kercenim me telefon1 - Pesë raste të konfirmuara, tri qytete në karantinë – gjithçka rreth gjendjes së koronavirusit në Kosovë

Kosova dje edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, apo i njohur si koronavirus.

lg.php?bannerid=202&campaignid=1&zoneid=81&loc=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fpese raste te konfirmuara tri qytete ne karantine gjithcka rreth gjendjes se koronavirusit ne kosove%2F&referer=https%3A%2F%2Flajmi - Pesë raste të konfirmuara, tri qytete në karantinë – gjithçka rreth gjendjes së koronavirusit në Kosovë

Që nga dita e djeshme e deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste të personave të prekur me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

I njëjti person, dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, nga ky shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.

Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.

Njësoj si Vitia, edhe qyteti i Klinës është futur në Karantinë. Kjo pasi që rasti i dytë i shënuar me koronavirus u konfirmua nga kjo komunë.

Një shtetase italiane, 22 vjeçare shënoi rastin e dytë të konfirmuar me koronavirus në Kosovë. E njëjta kishte jetuar në Klinë tek një familje kosovare teksa besohet se ka punuar në një organizatë.

Rasti i tretë u konfirmua sot nga ministria e Shëndetësisë, dhe i njëjti ka lidhje familjare me rastin e parë nga Vitia.

E dy raste të tjera u konfirmuan sot në mbrëmje. Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë)  i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

Si rrjedhojë, qeveria ka vendosur që edhe komuna e Malishevës, njësoj si ajo e Vitisë dhe Klinës, të futet në karantinë.

Qeveria e Kosovës po ashtu gjatë këtyre ditëve ka ndërmarrë edhe masat që përputhen me gjendjen aktuale të përhapjes së këtij virusi në Kosovë.

Këto masa përfshinë:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.

Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.

Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësorë.

Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.

Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.

Qytetarët të përcjellin situatën dhe të respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.

Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësorë.

Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.

Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.

Qytetarët të përcjellin situatën dhe të respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

Statistikat e kontrolleve:

Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë.

Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35, Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.