Një punëtor i pompës ka njoftuar se tre persona nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
“14.04.2019-03:15. Viktima punëtor i një pompe të derivateve të naftës mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës kanë ardhur tre persona të dyshuar e të maskuar të cilët në dorë mbanin nga një thikë dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar në këmbë drejtim të pa njohur. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.