unnamed 6 151 560x374 - Plagosje në Viti

Policia e Kosovës njofton se dje pasdite në Viti ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku është arrestuar i dyshuari .

Si pasojë e goditjeve të marra nga mjetet e forta lëndime trupore ka marrë edhe viktima tjetër ku të përfshirë kanë qenë edhe tre të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati.

Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.