w 33 560x405 - Policia arreston 12 persona në Ferizaj

Një rast i organizimit të bixhozit të paligjshëm është raportuar se ka ndodhur pasditen e djeshme në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:30, njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se është duke u organizuar bixhoz i paligjshëm kanë dal në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit, në lokal janë hasur 12 persona të cilët ishin duke luajtur bixhoz.

Njësitet policore si dëshmi kanë konfiskuar 144 zhitona dhe letra bixhozi.

Të gjithë personat, pas intervisitmit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.