Policia ka njoftuar se intervenimin në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë gjatë ditës së djeshme e kishte bërë pasi një grua ua kishte bërë me dije se ka marrë telefonatë nga një person, që ka thënë se ka mjet shpërthyes atje.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Policia, duke dhënë detaje nga aksioni.
“Ankuesja femër kosovare punëtore në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka informuar se kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person i cili ka lajmëruar se është një mjet shpërthyes në stacion të autobusëve. Njësitet policore kanë evokuar të gjithë personat. Njësiti për deminim i PK-së dhe njësiti K-9 kanë kontrolluar, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Policia deri më tani nuk ka bërë të ditur nëse ka ndonjë të dyshuar lidhur me këto telefonata.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.