auto biden16212488351 560x416 - Prezantohet projekti për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së presidentit Joe Biden

Një iniciativë e komunitetit të biznesit në bashkëpunim me OJQ “Avonet” në Ferizaj përmes një ceremonie solemne ka prezantuar projektin për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Ky projekt me mbështetje nga komuniteti i biznesit pritet të realizohet afër kampit “Bondstel”, si shenjë falënderimi për mbështetjen e SHBA-së gjatë luftës në Kosovë.

Pikërisht në këtë vend është i vendosur edhe lapidari djalit të ndierë të presidentit Biden, Joseph Beau Biden, i cili kishte kontribuar për disa vite me radhë në kampin “Bondstel”.
Këtij projekti, mbështetje i ka dhënë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili në këtë ceremoni ka thënë se secili shqiptar në shpirtin e tij ka një fjalë të madhe për Amerikën. Ajo fjalë është “Faleminderit”, për secilin ushtar të Amerikës dhe në përgjithësi për popullin amerikan.
“SHBA-ja ka njohur sakrificën sublime të kombit tonë dhe të rënëve për t’u bashkuar dhe për ta bërë realitet lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prandaj falënderoj të gjithë iniciatorët për ta nisur realizimin e këtij projekti”, ka thënë midis të tjerash Aliu.

Faton Haxhisalihu, përfaqësues i një biznesi, njëherësh njëri nga iniciatorët për ndërtimin e sheshit dhe lapidarit të Presidentit Joe Biden i cili ka thënë se ky projekt pritet të nisë së shpejti.

“Projektin të cilin po e prezantojmë është një dëshmi e mirënjohjes dhe respektit për popullin e Amerikës. Ky shesh i miqësisë Kosovë-SHBA që do të ndërtohet pranë bazës ushtarake e dëshmon edhe përkrahjen politiko-ushtarake që do ta ketë Republika e Kosovës nga shteti loder në botë SHBA”, ka thënë ai.

Kenan Gashi, drejtor në OJQ “Avonet” ka thënë se ky vend tashmë e ka marrë natyrën e një vendi amerikan dhe dëshirojnë që të vendosim shenja dhe simbole amerikane për Presidentin Joe Biden.

“Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për hartimin e këtij projekti, po ashtu edhe kryetarin e Komunës i cili ka shprehur bashkëpunim dhe mbështetje për ta realizuar këtë projekt duke e liruar edhe pronën publike disa hektarësh afër kampit ushtarak “Bondstel””,ka thënë Gashi.

Edhe përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan falënderuan grupin iniciator për nisjen e procedurave të këtij projekti./koha.net/

auto biden216212488371 - Prezantohet projekti për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së presidentit Joe Biden


www.foxshop-ks.com