publikohet promoja e pare e o sa mire kids episodi i pare vjen me 4 nentor per te gjithe femijet 560x416 - Publikohet promoja e parë e “O Sa Mirë Kids”, episodi i parë vjen më 4 nëntor për të gjithë fëmijët

Seriali “O Sa Mirë” tash e sa kohë është kthyer në serialin më të pëlqyer në vend.

Këtë vit u paralajmërua se sezoni i ri i këtij seriali, do të vinte edhe në një version tjetër për fëmijë, të quajtur “O Sa Mirë Kids”.

Ky edicion tashmë është gati, dhe më 4 nëntor do të bëhet transmetimi i tij i parë.

publikohet promoja e pare e o sa mire kids episodi i pare vjen me 4 nentor per te gjithe femijet - Publikohet promoja e parë e “O Sa Mirë Kids”, episodi i parë vjen më 4 nëntor për të gjithë fëmijët

Në YouTube është publikuar edhe promoja e parë e “O Sa Mirë Kids”, që do të sjellë skena mjaft interesante.

Episodi i parë do të sjellë një djalë, i cili pëlqen shumë ëmbëlsirat, teksa do të bëjë për të qeshur audiencën, me mënyrën se si ushqehet me to.

Lexo po ashtu:

Më pas mund të shohim edhe fëmijë të tjerë, ku vëmendje të madhe do të marrin edhe dy motrat binjake, Bleta dhe Blerta.

‘Llukmani’ dhe ‘Arbnori’ janë ata që do të kujdesen për t’iu uruar mirëseardhjen fëmijëve, të cilët tashmë do të luajnë në një serial tejet të veçantë. /Telegrafi/

[embedded content]


www.foxshop-ks.com