receta vegane salce nga qiqrat dhe susami 560x416 - Receta vegane: Salcë nga qiqrat dhe susami

Lyerja e ngrohtë apo e ftohtë nga qiqrat me susam është e mirë edhe për personat me lukth të ndjeshëm, sepse lehtë tretet.

Mund ta shërbeni me bukë integrale dhe me ullinj, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 100 gr qiqra,
– 3 thelpinj hudhre,
– lëng nga gjysmë limoni,
– 20 g susam,
– kripë,
– vaj ulliri.

receta vegane salce nga qiqrat dhe susami - Receta vegane: Salcë nga qiqrat dhe susami

Udhëzim:

Qiqrat në mbrëmje zhytni në ujë dhe të nesërmen zieni.

Në blender përzieni qiqrat.

Susamin dhe hudhrën shtypeni në havan, qitni kripë dhe shtojeni në përbërjen e qiqrave.

Në fund qitni sipër pak vaj ulliri. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.