sky 219769 960 7201 560x416 - Fillimi i nëntorit me temperatura të nxehta

Ditët e para të muajit nëntor me mot shumë të ngrohtë, vranësira dhe diell.

Rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Evropën lindore, derisa në fundjavë nga Atlantiku një tjetër anticiklon nga ishujt e Azoreve do të depërtoj përgjatë Evropës qendrore dhe mbi rajonin tonë. Ndërkohë masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë, që do të favorizojnë rritje të temperaturave dukshëm mbi vlera mesatare.

1.11 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Pasdite në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

2.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

3.11-4.11 – Të shtunën mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Ditën e diel vazhdon të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

5.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

unnamed 1 - Fillimi i nëntorit me temperatura të nxehta

Temperaturat e ajrit, do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 23C deri në 24C. Në fillim të javës së ardhshme pritet të zbresin lehtë, minimalet deri në 6C, e maksimalet deri në 18C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.