kriptovaluta 700x4401 560x416 - Reuters: Të rinjtë e papunë të Kosovës merren me kriptovaluta

Në Kosovën ku nuk ka punë, të rinjtë që flasim mirë anglisht dhe janë të mirë me kompjuterët u janë rrekur kriptovalutave, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Kosova ka më së shumti përdorues të internetit në Ballkan, dhe ndoshta edhe në Europë, si dhe rryma është relativisht e lirë. Duke qenë kështu, të rinjtë në Kosovë janë marrë shumë me mihjen e kriptovalutave.

“Kosovarët i shohin kriptovalutat si investime joshëse”, thotë Ermal Sadiku, njohës i kriptovalutave dhe inxhinierisë softuerike.

Kosova ka avantazhin e elektricitetit të lirë. Rreth 7 centë për kilovat në orë (kËh), krahasuar me Britaninë ku ky çmim është rreth 19 centë.

Reuters shkruan që mihja e kriptovalutave është sidomos e shprehur në pjesën veriore të Kosovës, aty ku banojnë serbët. Kjo ndodh pasi serbët nuk paguajnë fare për rrymën që shpenzojnë dhe kështu u leverdis të mihin kriptovaluta.

Jovan Arsiq, student i shkencave kompjuterike që ka bërë mihje që nga viti 2015, ndihmon me ‘riga’ atje. Ai thotë se e di për së paku tri “ferma të mëdha mihjesh” në zonat e populluara me serbë.

Ky biznes nuk është më aq profitabil sa ishte në kohën kur bitcoini në dhjetor mbërriti majën duke u tregtuar për rreth 20,000 mijë dollarë, ndërsa tani investitorët brengosen se autoritetet monetare do të gjejnë mënyra për të rregulluar valutën krejtësisht digjitale që anashkalon sistemin bankar global.

Për t’i përkeqësuar edhe më tej gjërat, çmimi për një GPU është rritur dukshëm, nga rreth 100 dollarë sa ishte në 1,000 dollarë për copë, varësisht nga fuqia procesuese, dhe kjo vjen pjesërisht për shkak të kërkesës nga ‘minatorët’ e bitcoinit.

Një ‘minator’ në Kosovë thotë se ia kishte dalë të fitonte nga 500 dollarë në muaj gjatë vitit 2017, që është përafërsisht sa paga mesatare në vend, por tani kjo është përgjysmuar.

Megjithatë, industria shtëpiake nuk po tregon shenja të zvogëlimit, sidomos për shkak të mungesës së alternativave.

Gjysma e popullatës 1.8 milion banorësh të Kosovës janë nën moshën 25 vjeçare, por gjysmë milioni nga ta janë të papunë. Dhe gjysma e popullatës së rritur thonë se dëshirojnë të ikin jashtë vendit për t’i shpëtuar korrupsionit dhe nepotizmit.

Me një ekonomi kaq të dobët, një pjesë e parave që shkon nëpër ‘riga’ të mihjeve me gjasë rrjedh nga njerëzit që dëshirojnë t’i pastrojnë përfitimet e tyre të dyshimta – – në Kosovë, edhe apartamentet mund të blihen me bitcoin.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.