vapa nxehte uje1 560x416 - Rikthehet i nxehti në Kosovë

Mesi i javës do të jetë me mot më të nxehtë dhe me diell.

Nga sot fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

29.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

30.08-31.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e më pas sërish do të shënojnë rritje.

Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet pasiqë do të zbresin deri në 19C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29C deri 31C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

untitled 3747 1535521473 48321151 - Rikthehet i nxehti në Kosovë

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.