5fccff05037cbd00186141fe 560x416 - Rita Ora “po vjen” në Ferizaj

Ajo ka postuar në storien e saj në Instagram fotografinë teksa shihet duke u punuar figura me veshje kombëtare nga klipi BANG, shkruan lajmi.net.

E veçanta e imazhit është shqiponja që Rita e bën me duar derisa i mban afër gjoksit.

“Uau, ju më keni marrosur mua nga larg me këtë”, ka shkruar artistja me famë ndërkombëtare në mbishkrimin e postimit.

auto 031618469394 11 - Rita Ora “po vjen” në Ferizaj

Theksojmë se, Rita Ora që nga hyrja e saj në skenën muzikore asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj madje çdoherë ka theksuar se ndihet krenare se është shqiptare.

Ndryshe, projekti muzikor BANG është pëlqyer tejet shumë dhe deri më tani ka arritur 10 milionë klikime në kanalin YouTube, dhe miliona të tjerë në kanale të ndryshme.

auto 0216184693931 - Rita Ora “po vjen” në Ferizaj

Ndërkohë, këtij suksesi iu gëzua edhe nëna e saj Vera Ora e cila ka komentuar postimin ku Rita do jetë në mural e punuar në një mur derisa ka shkruar dy emotikon zemra.