superviv 730x4401 560x416 - Super Vivës i konfiskohen gjysmë ton mish të prishur – pronari i saj përfundon në gjyq

Si pasojë e një kërkese të Komunës së Ferizajt për nisje të një procesi të kundërvajtjes ndaj tij, Mustafë Rexhepi, pronar i rrjetit të marketeve “Super Viva”, ka përfunduar në gjykatë. Ndaj tij është caktuar një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Ferizajt gjatë kësaj jave. Rexhepi dyshohet për mashtrime me afate të produkteve të mishit në marketin e tij në Ferizaj.

Gjatë kësaj jave, pronari i rrjeteve të marketit “Super Viva”, Mustafë Rexhepi do të ballafaqohet me drejtësinë në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Ai do të përballet me dyshimet se në ambientet e kompanisë së tij janë ruajtur produkte të prishura të mishit dhe me afat të skaduar.

Se Rexhepi do të dalë para gjyqit më e ka konfirmuar për Insajderin, Albnora Bekteshi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Ndaj shefit të kompanisë “Super Viva” është bërë një kërkesë për nisjen e një procesi të kundërvajtjes nga Komuna e Ferizajt, pas një aksioni të këtij Inspektoratit të Veterinarisë në ambientet e marketit të “Super Vivës” në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Ferizaj.

Më 23 mars të këtij viti, Inspektorati i Veterinarisë kishte konfiskuar pothuajse gjysmë ton mishi të prishur që ishte duke qëndruar në dhomat ftohëse të marketit “Super Viva”. Kishte konfiskuar edhe nënprodukte të tjera të mishit, shkaku i afatave të skaduara.

Mishi që ishte bërë gati për t’iu shërbyer klientëve, nuk i kishte plotësuar kushtet për ngrënie. Sipas konstatimeve të inspektorëve, produktet e mishit ishin me afat të skaduar, të dëmtuar dhe të prishur, të cilat ruheshin në dhomat ftohëse së bashku me produktet tjera të cilat ishin me afat, raporton Insajderi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.