te denohesh me burg per nje selfie kjo mund tju ndodhe tri adoleshenteve 560x416 - Të dënohesh me burg për një selfie, kjo mund t’ju ndodhë tri adoleshenteve
te denohesh me burg per nje selfie kjo mund tju ndodhe tri adoleshenteve - Të dënohesh me burg për një selfie, kjo mund t’ju ndodhë tri adoleshenteve

Tri adoleshente rrezikojnë burgun pasi bënë selfie duke përshëndetur me krahun shtrirë, e ngjashme me përshëndetjen e nazizmit.

Vajzat ishin në një ekskursion shkollor në kampin e Aushvic në Poloni, kur në hyrje bënë foton selfie dhe e postuan në Instagram.

Vajza e cila kishte postuar foton pasi e kuptoi efektin që shkaktonte fotoja e hoqi nga Instagram, përcjell gsh. Megjithatë autoritetet polake arritën t’i identifikojnë vajzat adoleshente të cilat rrezikojnë edhe burg.

“Një sjellje e tillë është tronditëse dhe e tmerrshme. Edukimi dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Aushvicit janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut Auschwitz.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.