auto Gaffi Youtuber15353041391 560x416 - Të rinj kosovarë fitojnë para nga YouTube me videolojërat online

Në Kosovë është në rritje numri i të rinjve që kanë një punë jo fort të zakonshme: Luajnë video lojëra dhe për këtë fitojnë para nga YouTube.

Një prej tyre është edhe 19-vjeçari Gafur Cakiqi nga Prizreni, që tregon për përvojat e tij në një industri të vlefshme miliarda euro dhe gjithnjë në rritje, raporton KTV.

Kështu e nis orarin e punës 19-vjeçari Gafur Çukiqi nga Prizreni.
Puna e tij, për shumë të rinj është një punë e ëndrrave: luan videolojëra dhe komenton veprimet e karaktereve të tij.

36 mijë përdorues të YouTube janë të abonuar në kanalin e tij, e mijëra të tjerë e ndjekin në rrjete të tjera sociale, por edhe në rrugë, të rinjtë e ndalin për ta përshëndetur.

Në gjashtë muajt e parë, Gafi thotë se fitimet, që vijnë kryesisht nga shfaqja e reklamave brenda videove, ishin 0, por më pas kishin filluar të lëvizin.

Pak kohë më parë, ai bleu një kompjuter në vlerë prej afër 2000 mijë euro dhe thotë se e ka paguar me fitimet e tij nga YouTube.

Në vitin 2015, ai thotë të kenë qenë vetëm 4 persona në Kosovë që bënin një punë të tillë, por numri tani është shumëfishuar, dhe përveç video-lojërave, publikojnë video edhe nga fusha të tjera.


www.foxshop-ks.com