telefoni i palosshem nga samsung mund te lansohet muajin e ardhshem 560x416 - Telefoni i palosshëm nga Samsung mund të lansohet muajin e ardhshëm
telefoni i palosshem nga samsung mund te lansohet muajin e ardhshem - Telefoni i palosshëm nga Samsung mund të lansohet muajin e ardhshëm

Samsung është duke iu afruar lansimit të telefonave të tyre të palosshëm, një prototip i cili ka gjasa të jetë zhvilluar për vite me radhë.

Në një postim në Twitter javën e kaluar, kompania ngacmoi një zbulim të madh të pajisjes, ose së paku një version prototip të saj, duke e përshkruar konferencën e tyre të ardhshme zhvilluese si “udhëkryqi midis të tashmes dhe të ardhmes” dhe duke treguar në një grafikë të hollë, dy linja që shpalosen në formën e shigjetës në të djathtë.

Kemi dëgjuar për njëfarë kohe se Samsung ishte afër prezentimit së telefonit të palosshëm. CEO i Samsung, DJ Koh, ka lënë të kuptohet në një intervistë me CNBC në shtator se produkti mund të arrijë këtë vit, por ende nuk kemi parë ndonjë pajisje, madje as në fazën prototipike.

Duket sikur gjithçka mund të ndryshojë qysh në muajin e ardhshëm, me ç’rast tani ka më shumë gjasa se ndonjëherë, që një formë e ndërfaqes softuerike të pajisjes ose ndoshta ndonjë pajisje aktuale të shfaqet në Konferencën Zhvilluese të Samsung në San Francisko, që fillon më 7 nëntor.

Deri tani, krejt çka kemi është ky koncept videoje i 2014 që tregon se si mund të duket një pajisje e tillë dhe se si mund të jetë palosja e një telefoni për të zvogëluar dukshëm madhësinë e tij.

[embedded content]

Para kësaj, Samsung shfaqi një prototip fleksibil të ekranit AMOLED në vitin 2012. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.