Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit, kërkon respektimin e masave kundër COVID-19

172792800 3165681940325322 1156548647010881372 n 600x360 11 - Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit, kërkon respektimin e masave kundër COVID-19

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka bërë thirrje për respektim të masave Anti-Covid, në mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Tërnava me këtë rast i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, duke shtuar se ky muaj duhet që të shërbejë si urë lidhëse.

“Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ngrënia e pirja, nuk është për qëllim vetëm uria, por qëllimi i agjërimit është individi, familja e shoqëria, njohja e mësimeve e udhëzimeve hyjnore, bërja e njeriut më të përgjegjshëm ndaj jetës në këtë botë, si dhe të ndikojë në formimin e një shoqërie sa më të drejtë, më të përgjegjshme e më të lumtur me nimetet që Krijuesi i ka dhënë në këtë botë”, ka thënë ai

“Këto vlera të muajit të bekuar Ramazan dhe ibadeti i agjërimit marrin peshë edhe më të madhe në kohën kur njerëzimi është tunduar nga materialja dhe dinamika e jetës dhe sikur ka lënë pas dore shpirtëroren e humanen.

Njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mësimet dhe vlerat që jep agjërimi i ramazanit. Besimtari që agjëron me përkushtim e devocion muajin Ramazan, ashtu siç ka kërkuar Krijuesi i gjithësisë, do ta njohë më mirë e më afër kuvetin e rahmetin e Allahut xh.sh., do të kuptojë më mirë e më drejt misionin e tij në këtë botë, do të dijë se pa vullnetin e Krijuesit nuk bëhet asgjë, do të jetë i përgatitur për Kadanë dhe Kaderin, e këto vlera e bëjnë besimtarin, rrethin e shoqërinë më të edukuar, më të drejtë, më të pasur, më të ngritur, më human e solidar, e mbi të gjitha më fisnik e paqësor”, ka shtuar ai.


www.foxshop-ks.com