![Turisti filmon shpërthimin e vullkanit në Indonezi, i shpëton “për një fije floku” gurëve gjigant që binin (Video) turisti filmon shperthimin e vullkanit ne indonezi i shpeton per nje fije floku gureve gjigant qe binin video 1 - Turisti filmon shpërthimin e vullkanit në Indonezi, i shpëton “për një fije floku” gurëve gjigant që binin (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/turisti-filmon-shperthimin-e-vullkanit-ne-indonezi-i-shpeton-per-nje-fije-floku-gureve-gjigant-qe-binin-video-1.jpg)
Udhëtimi me anije i një grupi turistësh për pak sa nuk u kushtoi me jetë, kur derisa po kalonin pranë një vullkani, shpërtheu dhe llava e gurët filluan të bien me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre.
Këtë moment rrëqethës ka arritur ta filmojë 34-vjeçari Matthew Davison, i cili filmoi shpërthimin e vullkanit Anakat Kratau në afërsi të Xhakartës në Indonezi, transmeton Telegrafi.
Davison nga Aucklan i Zelandës së Re, ka pranuar se në ato momente po binin copëza të gurëve që kishin madhësinë e një veture, që po ta godisnin anijen në të cilën gjendej ai dhe shumë turistë tjerë, sigurisht se pasojat do të ishin fatale.
Në videon e publikuar më poshtë shihet shpërthimi i vullkanit, si dhe gurët gjigant që fluturonin në drejtim të turistëve që luteshin t’i shpëtojnë më të keqes. /Telegrafi/