“Urime shpirti jem” mban titullin kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur të skenës muzikore shqiptare, Sabri Fejzullahu.
Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.
![“Urime shpirti jem”, kënga më e re me videoklip nga Sabri Fejzullahu urime shpirti jem kenga me e re me videoklip nga sabri fejzullahu - “Urime shpirti jem”, kënga më e re me videoklip nga Sabri Fejzullahu](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/urime-shpirti-jem-kenga-me-e-re-me-videoklip-nga-sabri-fejzullahu.jpg)
Sabri Fejzullahu në klipin e këngës “Urime shpirti jem” (Foto: YouTube/Mproduction)
Ndërkaq, sa i përket orkestrimit, është kujdesur Kreshnik Avdiu.
Ana vizuale i është besuar MProduction që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.
Është një baladë e interpretuar për mrekulli nga autori i shumë hiteve.
[embedded content]
Një postim për këngën e re të legjendës së muzikës shqipe e ka bërë edhe djali i tij, këngëtari Ermal Fejzullahu.
“Kënga më e re për krejt çiftet që do të martohen … Urime”, ka shkruar Ermali në përshkrim. /Telegrafi/