Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë për se moti në ditët në vijim do të vazhdojë të jetë me reshje bore.
“Moti do të jetë me reshje atmosferike gjatë ditës së nesërme, pastaj do të ketë një ndërprerje dhe ditën e tretë do të ketë reshje.
Mirëpo do të ketë një ngritje të temperaturave maksimale dhe minimale”, tha ai.

Sipas tij temperatura minimale do të jetë -3 gradë celsius ndërsa maksimalja +5.

“Minimalja do të jetë deri në -3 ose -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja +5 gradë celsius”, ka theksuar Tahirsylaj.

Do të ketë reshje, të cilat do të kenë efekt në mbjelljet vjeshtore, theksoi ai.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.