w 39 560x416 - Vdes gazetari i njohur nga Ferizaj

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Ferizaj, Avni Shabani.

Shabani ka punuar për shumë vjet gazetar i sportit në Radio Kosovën.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka lëshuar një telegram ngushëllimi.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit.

Kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri.

Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar!

Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij fisnik!


www.foxshop-ks.com