C7B80043 8AE2 4777 92C7 7128BAE63419 560x416 - “Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka filluar patrullimin me “vetura inteligjente” në rrugët e rajonit të Ferizajt.

“Vetura inteligjente” është e pajisur me sensorë e radarë e cila gjatë patrullimit monitoron rrugën, identifikon kundërvajtësit, bënë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë.

“Gjithashtu, kjo veturë ka mundësinë për detektimin e automjeteve në tejkalim në vijë të plotë, përdorimin e telefonit dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin, e më pas të dhënat i dërgon në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës dhe pastaj shqiptohet gjoba, sipas kundërvajtjes së shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë, se me çfarë shpejtësie po lëvizin, përmes targave të veturës së detektuar, nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura dhe gjithashtu bënë identifikimin e personave të cilët janë të kërkim policor.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes në komunikacion, ngaqë “vetura inteligjente” mund të detektojë kundërvajtjet në lëvizje dhe të gjobiten pa u ndalur.

 

02EDB946 AC43 40A4 98EA EE61A0BC8891 - “Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt 9AB2D1A3 9DBB 496D B5D4 21AE0664A294 - “Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt 41E5A1F6 C206 482A AFCB EDF610F9CAE6 - “Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt DF322003 8E9C 43B7 9967 7C23F0781E21 - “Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt


www.foxshop-ks.com