Një pronar i një makine Tesla Model S publikoi në YouTube videon kur disa hajdutë i vjedhin makinën pasi me sukses i hakuan çelësin. Hajdutët në fjalë shfaqen në video me një tablet në dorë duke marrë sinjalin nga vrima e çelësit dhe përdorur të dhënat për të hyrë në makinë.
Së fundi Tesla ka implementuar funksione të avancuara të sigurisë por pronari nuk i kishte përdorur. Ai tha se nuk kishte aktivizuar funksionin “PIN to drive” ku makina kërkon një kod përpara se të ndizet. Krahasuar me modelet e tjera, makina Tesla janë tejet të vështira për tu vjedhur. Kompania këshillon pronarët të vendosin një PIN ku e lënë makinën jashtë, raporton PCWorld.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.