42456436 1798869303565793 6975920692873134080 n1 560x416 - Viktor Kuka huazohet nga Drita te Ferizaj

Ferizaj ka filluar të riorganizohet, pas një dimri në gjumë të thellë, ku edhe lojtarët kërcënuan edhe me largim.

Mustafë Grainca është zgjedhur kryetar i klubit dhe transferimet kanë filluar menjëherë.

36990672 1693367747449283 80912489457385472 n1 - Viktor Kuka huazohet nga Drita te Ferizaj

I pari i ardhur zyrtarisht është Viktor Kuka si huazim nga Drita.

“Ju njoftojmë që para pak çastesh është arritur marrëveshja në mes të dy klubeve dhe lojtarit që për gjashtë muajt e ardhshëm Viki ti mbrojë ngjyrat e ekipit të KF Ferizaj”.

“Viki në këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësuar si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje! FC DRITA i dëshiron suksese Vikit në aventurën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

45731019 1858743084245081 6827222224936632320 n1 - Viktor Kuka huazohet nga Drita te Ferizaj

Ferizaj flitet se ka arritur marrëveshje edhe me Egzon Shabanin, i cili ishte liruar nga Ballkani.

Ferizajasit e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me 15 pikë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.