James ‘Whitey’ Bulger, gangsteri i famshëm nga Bostoni, i cili ka qenë frymëzim për shumë skenarë filmikë, u vra në javën që lamë pas në burgun e sigurisë së lartë në Virginia.

Amerikani me origjinë irlandezi lindi në vitin 1929 në Boston, ndërsa që i ri nisi të shfaqte veçoritë e tij që më vonë e shndërruan në një prej gangsterëve më të njohur.

Ish-partnerët e tij e quanin me epitete nga më të ndryshmet për shkak se ishte vrasës brutal, reagonte shpejt, u merrte haraç dilerëve të drogës, kontrabandonte armë për IRA-n, ishte informator i FBI-së, por njëherësh edhe një prej mjeshtërve më famëkeq të krimit.

whitey bulger jeta e gangsterit qe sherbeu si frymezim per shume filma hollivudiane - Whitey Bulger, jeta e gangsterit që shërbeu si frymëzim për shumë filma hollivudianë

James “Whitey” Bulger u kap nga FBI në vitin 2011 në Santa Monica të Kalifornisë pas kërkimit 26 vjeçar (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Dënimin me burg e ka vuajtur në Florida, mirëpo u transferua në Virginia në tetor të këtij viti, pasi sipas The New York Times, e kishte kërcënuar një roje burgu.

Vetëm disa orë pas arritjes në burgun Hazelton të Virginias, ku shkoi në karrocë invalidësh më 30 tetor, ai është vrarë nga të burgosurit. Bulger ishte 89 vjeç.

Jeta e gangsterit amerikan ka shërbyer si frymëzim për shumë skenarë filmikë, ndër to edhe legjendari Martin Scorsese ka xhiruar filma duke u bazuar në historinë e Whitey Bulger.

[embedded content]

Në filmin e vitit 2006, “The Departed”, Jack Nicholson e ka luajtur për mrekulli rolin e Bulger,. Madje, sipas disa kritikëve, edhe me shpërthime të tepruara të mizorisë.

Whitey Bulger më pas i ka shërbyer si frymëzim edhe skenaristit Scott Cooper në dramën kriminalistike, “Black Mass”.

Në filmin biografik të viti 2015, gangsterin tashmë të ndjerë e ka portretizuar ylli hollivudian, Johnny Depp. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.