yllka kuqi vjen me a thua 560x416 - Yllka Kuqi vjen me ‘A thua’

Edhe një projekt i ri muzikor i është bashkuar numrit të madh të këngëve që janë sjell gjatë këtij viti.

Së fundi, edhe Yllka Kuqi ka publikuar këngën më të re që pritet të jetë një hit i vërtetë.

“A thua”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilin e ka shoqëruar me një video të veçantë.

yllka kuqi vjen me a thua - Yllka Kuqi vjen me ‘A thua’

Klipin e ka realizuar video kompania e mirënjohur Imagine Films gjersa producente ishte vetë autorja e këngës.

Për tekstin janë kujdesur dyshja shqiptare Endrit Mumajesi si dhe Irkenc Hyka, të cilët edhe në të kaluarën kanë bashkëpunuar me artistët nga Kosova.

Ndryshe, Yllka ka pasur një sezon mjaft aktive këtë vit me koncerte dhe këngë të reja që ka publikuar. /Telegrafi/

[embedded content]