asfaltim1 - ​Asfaltohet dhe rikonstruktohet rruga “Enver Topalli” në Ferizaj

Të hënën ka filluar të bëhet asfaltimi dhe rikonstrimi i rrugës “Enver Topalli”, rrugë kjo e cila bënë edhe lidhjen e qytetit të Ferizajt, edhe me shumë fshatra të tjera të kësaj ane.

Nga afër këto punime i ka përcjellur nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati bashkë më drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqin, por edhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili.

Këtë projekt e ka vlerësuar lart nënkryetari Ferati, përderisa ka shtuar se ky projekt po realizohet në vazhdën e shumë projekteve të tjera, që po realizon Kryetari Aliu.

“Ky projekt që po realizohet sot, është projekt mjaft i qëlluar për arsyeje se po bëhen investimet të reja sidomos në hyrje-daljet e qytetit siç është rruga “Enver Topall”, rruga e cila do të fillojë shumë shpejt është “Bajram e Gursel Sylejmani”, por edhe rruga që tashmë ka filluar të punohet është edhe rruga e “Reçakut”. Po besoj që ky projekt do të përfundoje shumë të shpejt dhe është një projekt i mirëpritur nga qytetarët, ky rikonstruim i rrugës përshinë edhe rregullimin e pusetave, edhe ngritjen e trotuareve për të siguruara qytetaret”, është shprehur nënkryetari Ferati.
Edhe banorët e kësaj rrugë e kanë mirëpritur asfaltimi e rrugës së tyre. Ata kanë falënderuar Komunën e Ferizajt, për investimet që po bëhen në të mirë të jetës së tyre. Ky projekt ka një kosto rreth 50 mijë euro, ndërsa një gjatësia rrugës është rreth 500.


www.foxshop-ks.com