Në ditët e fundjavës vendi ynë do të përshkohet me kalimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku, që do të sjellë kushte për të reshura shiu, e me shtrirjen e masave të ftohta ajrore nga veriu, do të përzien edhe me reshje bore.
Në fillim të javës sërish pritet të depërtojë një vorbull ciklonike, që do të favorizojë mot me shi dhe borë, e vende-vende me shi të akullt. Nga dita e martë do të shtrihen masa më të ftohta arktike, që do të zbresin edhe temperaturat maksimale afër 0C, derisa priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Me dinamizimin e motit në fundjavë dhe me qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga dita e diele pritet edhe përmirësim i cilësisë së ajrit dhe rënie e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale.
8.12 – Mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.
9.12 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje sërish priten reshje shiu.