Ka nisur ndërtimi i Këndit të lojërave te “Parku i Lirisë” në Ferizaj, projekt ky që do të kushtojë rreth 20 mijë euro.
“Parku i Lirisë” me këtë projekt po kthehet tashmë edhe në rekreacion të fëmijëve, hapësirë çlodhëse e argëtuese për të vegjlit që shoqërohen nga familjarët e tyre.Dora institucionale së fundmi është shtrirë edhe me ‘Parkun e Lirisë’, për të zbatuar në këtë thesar natyror projektin e shumë nevojshëm të ndërtimit të këndit të lojërave në këtë hapësirë dhe rinovimin e nyjave tjera të dëmtuara në këtë park, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Ferizajt.
Ferizajasit së shpejti të vegjlit e tyre mund t’i dërgojnë aty, në një hapësirë ku frymon qetësia, pushimi dhe rekreacioni, përmes këtij projekti të zbatuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.